Rritet bilanci: Mbi 100 trupa të pajetë në brigjet italiane, mbytet varka me emigrantë

Rritet bilanci: Mbi 100 trupa të pajetë në brigjet italiane, mbytet varka me emigrantë

18:37, 26/02/2023
A+ Aa A-

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në brigjet italiane.

Raportohet se të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së varkës me të cilën udhëtonin pranë brigjeve të Krotones. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një i porsalindur.

Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.

Mbi 80 persona janë shpëtuar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi dhjetëra emigrantë të tjerë raportohen të humbur në detin e trazuar për shkak të motit të keq.

Dhjetëra motovedeta të policisë kufitare, marinës dhe helikopterë vijojnë kërkimet në det, të cilat janë vështirësuar ndjeshëm dhe për shkak të kushteve atmosferike.

Ende nuk dihet kombësia e personave të mbytur, ndërsa bëhet me dije se në peshkarexhë ka pasur mbi 180 emigrantë. Disa dëshmitarë flasin për mbi 250 persona. Varka ishte nisur para 4 ditësh nga Turqia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco