Samiti i G20-s, Kina përçan grupimin, refuzon të dënojë pushtimin rus

Samiti i G20-s, Kina përçan grupimin, refuzon të dënojë pushtimin rus

18:18, 26/02/2023
A+ Aa A-

Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha të botës kanë dështuar të bien dakord mbi deklaratën finale gjatë samitit të Indisë, pasi Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Pekini nuk pranoi disa pjesë të deklaratës së G20-s, që kritikonte agresionin rus “me termat më të fuqishëm”.

Ndërsa Moska, nga ana e saj, deklaroi se vendet perëndimore që janë kundër Rusisë kanë destabilizuar G20-n.

India, që priti samitin e grupimit në qytetin jugor të Bengalurut, shpërndau një komuniukatë përmbledhëse nga takimi ku thuhej se lidhur me situatën në Ukrainë dhe mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kishte qëndrime të ndryshme.

Në dokument thuhej gjithashtu se dy paragrafë që përmblidhnin çështjen e luftës u pranuan nga të gjitha vendet me përjashtim të Rusisë dhe Kinës.

Pasi mbajti një qasje të rezervuar që nga nisja e pushtimit një vit më parë, Pekini ka avancuar së fundmi përpjekjet lidhur me konfliktin.

Madje, kryediplomati kinez Wang Yi vizitoi Evropën këtë javë, në kuadër të një turi që kulmoi me pritjen e ngrohtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Gjithashtu Kina publikoi një plan me 12 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në të cilin bënte thirrje për bisedime për paqe dhe respektim të integritetit territorial, por nuk thoshte se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe nuk e dënonte pushtimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco