Gjenden 18 emigrantë të vdekur brenda një kamioni në Bullgari

Gjenden 18 emigrantë të vdekur brenda një kamioni në Bullgari

16:42, 17/02/2023
A+ Aa A-

Të paktën 18 persona u gjetën të pajetë brenda një kamioni të braktisur në hyrje të Sofies në Bullgari.

Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Brendshme, viktimat në kamion janë të gjithë emigrantë të paligjshëm të cilët fshiheshin në një ngarkesë me lëndë drusore.

Dyshohet se në kamion ka pasur më shumë emigrantë të cilët janë arratisur, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e shoferit.

Disa nga të mbijetuarit janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kombësia e viktimave ende nuk dihet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbulimin e rrjetit që trafikonte këta emigrantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco