Komediani francez përfshihet në një aksident automobilistik, rezulton nën efektin e drogës

Komediani francez përfshihet në një aksident automobilistik, rezulton nën efektin e drogës

13:26, 13/02/2023
A+ Aa A-

Komediani i famshëm francez Pierre Palmard është përfshirë mbrëmjen e të premtes së kaluar, në një aksident tragjik automobilistik.

Aktori 54-vjeçar ishte duke i dhënë makinës nën ndikimin e drogës në Seine-et-Marne, Francë, kur papritur humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një makinë tjetër, duke plagosur rëndë pasagjerët. 

Të dy Palmard dhe tre personat në automjetin tjetër (një grua shtatzënë, një fëmijë gjashtë vjeç dhe një burrë 40 vjeç) u dërguan në spital në gjendje kritike. 

Aktori i humorit pas disa orësh doli jashtë rrezikut, por gruaja, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, humbi përfundimisht foshnjën e saj. Dy personat e tjerë janë ende në gjendje kritike.

Sipas Le Parisien , autoritetet franceze kanë nisur një hetim për vrasje dhe lëndim trupor nga pakujdesia.

Palmard, i cili besohet të jetë përgjegjës për aksidentin e tmerrshëm, kishte përdorur kokainë dhe substanca të tjera, sipas burimeve policore. 

Një dëshmitare i tha policisë se e pa atë duke përdorur drogë të premten pasdite.

Aktori, i cili sipas rezultateve të testit nuk kishte konsumuar alkool, ishte duke drejtuar një Peugeot 3008, i cili ka hyrë papritur në korsinë e kundërt dhe për pak ka goditur Renault Megane me tre pasagjerët. 

Personi që drejtonte Renault Megane nuk kishte konsumuar as drogë dhe as alkool, sipas rezultateve të analizave të gjakut.

Sipas rrjetit BFMTV, Pierre Palmard kishte bërë festë për më shumë se 24 orë në shtëpinë e tij, në shoqërinë e katër të rinjve, para aksidentit tragjik dhe droga që ai kishte konsumuar i përkasin llojit të substancave "chemsex " .

Termi "chemsex" rrjedh nga fjalët kimike dhe seks dhe i referohet praktikës së përdorimit të drogës gjatë aktiviteteve seksuale, me synimin për t'i bërë ato më intensive dhe më të gjata.

“Një nga format më të përhapura të kësaj praktike është organizimi i orgjive, në të cilat konsumohen lloje të ndryshme droge'raporton një studim i organizatës Enipse.

 Këto barna zakonisht përfshijnë metamfetaminën, katinonet dhe substanca të ngjashme me GHB. Efektet e përdorimit të këtyre substancave janë duke rritur vetëbesimin dhe dëshirën seksuale, si kufizimi i nevojës për të fjetur ose për të ngrënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco