Mbi 36 mijë viktima nga tërmeti, Turqia arreston ndërtuesit, dhjetëra nën pranga

Mbi 36 mijë viktima nga tërmeti, Turqia arreston ndërtuesit, dhjetëra nën pranga

12:25, 13/02/2023
A+ Aa A-

Autoritetet turke kanë kryer një sërë arrestimesh të ndërtuesve të pronave të akuzuar për “neglizhencë” mbi shembjet e ndërtesave për shkak të tërmetit të javës së kaluar, mes zemërimit në rritje të publikut mbi reagimin e qeverisë ndaj katastrofës.

Të paktën 134 persona po trajtohen si të dyshuar dhe nën hetim në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shkatërruan gjatë tërmetit, tha të dielën ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag.

“Tre nga këta të dyshuar u arrestuan në pritje të gjyqit, shtatë prej tyre janë në paraburgim, shtatë të tjerëve iu është ndaluar udhëtimi”, tha Bozdag.

“Neglizhencë”, ne do të bëjmë atë që e kërkon ligji.”

Yasemin Didem Aktas, inxhinier strukturor dhe lektor në University College London, tha për CNN se ndërsa tërmeti dhe pasgoditjet e tij përbënin “një ngjarje shumë të fuqishme që do të sfidonte edhe ndërtesat që janë në përputhje me kodin”, ekzistonin problemet e ndërtimit.

“Ajo që ne po shohim këtu është padyshim ajo që na tregon se diçka nuk është në rregull në ato ndërtesa, dhe mund të jetë fakti se ato nuk ishin të ndërtuara sipas rregullave në fillim, ose zbatimi nuk ishte bërë siç duhet”, tha Didem Aktas.

“Ne po shohim gjithashtu në Turqi shumë shpesh që modifikimet pas përdorimit të ndërtesave komprometojnë sigurinë e tyre.”

Tërmetet nuk janë ngjarje e re për Turqinë dhe shumë mendojnë se qeveria nuk arriti të përgatitej për një tjetër ngjarje katastrofike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco