Tërmeti i frikshëm në Turqi/ Ndërtesa pa themele? Shihni videon

Tërmeti i frikshëm në Turqi/ Ndërtesa pa themele? Shihni videon

13:47, 11/02/2023
A+ Aa A-

Pamje të paprecedentë që tregojnë shkujdesjen dhe neglizhencën kriminale të ndërtuesve në Turqinë lindore  vijnë nga Kahramanmaras , e cila u shkatërrua nga tërmetet vdekjeprurëse që kanë rezultuar në humbjen e më shumë se 20,000 njerëzve deri më sot.

Në një video që qarkullon në internet dhe e publikuar nga media turke si Sabah , dy burra dëgjohen duke mos u besuar syve teksa tregojnë një ndërtesë që është anuar mbrapsht, duke zbuluar se ajo është ndërtuar në "ajër".

Është një pallat pesëkatësh i cili edhe pse nuk është shembur është anuar në mënyrë të tillë e cila tani është e pabanueshme .

Në klipin afërsisht 40 sekonda dëgjohen burrat duke thënë se në ndërtesë nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer.

 "Nuk mund ta besoj , shiko këtu!" thotë njëri teksa kamera tregon se ndërtesa në fakt është ndërtuar në tokë pa kolonat dhe themelet e nevojshme .

Komentuesit e gazetës turke Sabah theksojnë se kjo është një metodë ndërtimi e quajtur "mbulim i përgjithshëm i dyshemesë" , e cila megjithatë është bërë aq sipërfaqësisht sa ka rezultuar në "likuidimin" e tokës nën ndërtesë gjatë tërmetit dhe duke sjellë këtë të efekt të frikshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco