Pse gratë ruse marrin avionin për të lindur në Argjentinë?!

Pse gratë ruse marrin avionin për të lindur në Argjentinë?!

11:17, 11/02/2023
A+ Aa A-

Lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka për njerëzit që jetojnë atje. 

Përveç rekrutimit që detyroi mijëra të rinj dhe të arsimuar rusë të largoheshin me çdo mjet (ligjor ose të paligjshëm) në vendet fqinje si dhe në Turqi, një çështje e madhe e ngritur nga "Guardian" janë mijëra gra shtatzëna në çdo cep të të Rusisë që nuk janë aq të shqetësuar për vetë lindjen, por për fatin e fëmijëve që do të sjellin në botë.

Dhe shumë prej tyre sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre duke lindur jashtë.

Pra, pse shumë gra ruse zgjedhin të lindin në Argjentinë dhe jo në Rusi? 

Një përgjigje e parë është fakti se rusët nuk e kanë problem të marrin vizën për të vizituar Argjentinën. 

Çiftet, të cilët po ikin nga Rusia pas fillimit të luftës në Ukrainë, planifikojnë të qëndrojnë në Buenos Aires dhe të aplikojnë për shtetësinë argjentinase.

Një proces që tashmë është thjeshtuar sepse janë prindër të një vajze me nënshtetësi argjentinase.

Rusët nuk kanë nevojë për vizë për të vizituar Argjentinën dhe zgjatja e qëndrimit standard 90-ditor të lëshuar nga vendi, si dhe aplikimi për një leje qëndrimi, janë procedura mjaft të thjeshta.

Një nga avantazhet kryesore të një pasaporte argjentinase është se qytetarët e saj mund të bëjnë udhëtime afatshkurtra në 171 vende pa vizë, duke përfshirë BE-në, Britaninë e Madhe dhe Japoninë.

Përveç përfitimeve të një pasaporte argjentinase, rusët zgjedhin Buenos Aires për cilësinë e lartë të kujdesit shëndetësor, privat dhe publik.

Hetimi gjyqësor për biznesin fitimprurës që u premton prindërve rusë pasaporta argjentinase

Drejtoresha e zyrës së imigracionit të Argjentinës, Florencia Carignano, siç raporton "Guadrian", njoftoi se tashmë ka nisur një hetim gjyqësor për një biznes fitimprurës që u premton pasaporta argjentinase prindërve rusë.

Carignano foli për një rast që përfshin 33 gra - të gjitha midis 32 dhe 34 javësh shtatzënë - të cilat mbërritën në të njëjtin fluturim. Disa nga gratë fillimisht u larguan nga kontrolli i pasaportave dhe përfundimisht u lejuan të hynin në vend.

Vitin e kaluar të paktën 10,500 gra shtatzëna mbërritën në Amerikën e Jugut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco