FOTO/ Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

FOTO/ Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

08:45, 01/02/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar. Shërbimet e urgjencës kishin "gjetur fjalë për fjalë, gjilpërën në kashtë", thanë autoritetet në Australinë Perëndimore, sipas BBC.

Një kërkim i madh u shkaktua kur objekti humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km (870 milje) nëpër Australinë Perëndimore.

Gjigandi i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse trajtohej.

Kapsula - e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë - përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi.

Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë kërkimeve të tyre.

Duke njoftuar gjetjen e tyre të mërkurën, shërbimet shtetërore të urgjencës vlerësuan "punën ekipore ndër-agjenci, përballë vështirësive në dukje të pakapërcyeshme".

Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley. Rio Tinto kishte premtuar më parë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco