SHBA-ja hap thesin: Do t'i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

SHBA-ja hap thesin: Do t'i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

08:32, 01/02/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila për herë të parë pritet të përfshijë raketa me rreze më të gjatë, si dhe municione dhe armë të tjera, i thanë Reuters më 31 janar dy zyrtarë amerikanë të informuar për këtë çështje.

Ndihma pritet të shpallet brenda kësaj jave dhe do të përfshijë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë antitank Javelin, thanë zyrtarët.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Së fundmi, Ukrainës i janë premtuar edhe tanke gjermane dhe amerikane.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, presin që të nisin ofensiva gjatë javëve në vijim, dhe tanket pritet të luajnë rol vital në këto beteja, kanë vlerësuar ekspertët./REL

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco