Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

‘Deri në 2 milionë të vdekur tre muajt e ardhshëm’/ Në Perëndim po e harrojmë, Kina përballet me një ‘cunam’ Covidi

‘Deri në 2 milionë të vdekur tre muajt e ardhshëm’/ Në Perëndim po e harrojmë, Kina përballet me një ‘cunam’ Covidi

17:49, 15/12/2022
A+ Aa A-

Që nga fillimi i përhapjes globale të pandemisë, në janarin e vitit 2022, Kina ka qenë pararojë re masave anticovid. Masat kanë qenë aq drastike, saqë ka vënë në diskutim haptazi edhe vetë urdhrat e dhëna nga Partia Komuniste, diçka që nuk mendohej pak muaj më parë.

Fëmijë të infektuar të ndarë me forcë nga prindërit, pozitiviteti i një personi të vetëm që bllokon një fabrikë të tërë, ose dërgon në karantinë të gjithë komshinjtë, izolim total nga bota, që vijon ende.

Skena të tilla u toleruan nga frika në muajt e parë, por pas gati 3 vitesh opinioni publik në forumet online por edhe me manifestime në shesh, ishte gati të shpërthente frustrimin e tij, pa menduar më për pasojat.

Ky rrezik u kuptua nga elita e regjimit në Pekin, që ka vendosur të ulë ndjeshëm masat. Pasojat nuk pritën të vinin. Radhët në spitalet e Pekinit janë tashmë kilometrike, ndërkohë që përllogaritet që rreth 22 mijë persona janë paraqitur me shenjat e Covid-19 vetëm të dielën e kaluar, ndërkohë që mjekët infeksionistë të atij vendi paralajmërojnë faktin që piku mund të ndodhë gjatë Vitit të Ri kinez, që ndodh në muajin e janarit, dhe ku është traditë që qindra milionë kinezë kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Sipas tyre, gjatë pikut mund të infektohen rreth 60% e popullsisë, më shumë se 840 milionë persona.

Edhe pse 90% e popullsisë ka të paktën dy doza vaksine, 40% e të moshuarve nuk ka të tretën që cilësohet e nevojshme, dhe rrezikohen më tre muaj të ardhshëm deri në 2 milionë të vdekur.

Në rrjetet sociale, duket qartë që popullata, veçanërisht ajo e metropoleve që janë goditur më rëndë nga masat, janë të gatshëm të rrezikojnë sesa t’i rikthehen masave, ndërkohë që aplikacioni i detyrueshëm që sinjalizonte praninë e një të infektuari në mënyrë për ta shmangur atë, u pezullua zyrtarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco