Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Zelensky: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për luftën

Zelensky: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për luftën

15:40, 15/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se gjashtë muajt e ardhshëm të konfliktit me Rusinë do të jenë “vendimtarë”, në luftën që Rusia filloi kundër Ukrainës në fund të shkurtit të këtij viti.

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në shumë aspekte të konfrontimit, që Rusia filloi me agresionin e saj”, tha në një video-adresim presidenti ukrainas.

Ai shtoi se “agresioni kundër Ukrainës është gjithashtu agresion kundër çdo vendi të BE-së, sepse objektivi përfundimtar i Rusisë është shumë më larg nga kufiri ynë dhe sovraniteti ukrainas”.

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të kërkojnë shumë më tepër nga ne, përpjekje dukshëm më të mëdha se ato që kemi investuar në periudhën e kaluar”, theksoi Zelensky, duke shtuar se “sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duhet të ndalen”.

“Kemi nevojë për më shumë armë moderne, përkatësisht më shumë dërgesa”, tha Zelensky duke komentuar çlirimin e qytetit Kherson.

“Kjo lëvizje i tregoi botës që mbrojtja jonë e përbashkët nuk është e rastësishme”, tha për fund presidenti i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco