NATO zbulon qëllimin e ri të frikshëm të Rusisë: Ja çfarë e pret botën në pranverë

NATO zbulon qëllimin e ri të frikshëm të Rusisë: Ja çfarë e pret botën në pranverë

12:30, 07/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca ka frikë se konflikti në Ukrainë do të përshkallëzohet në pranverë.

"Rusia tani po përpiqet të 'ngrijë' konfliktin, përpara se të nisë një ofensivë më të madhe në pranverë," tha Stoltenberg përmes video-lidhjes në një konferencë mbi strategjitë e reja gjeopolitike dhe ekonomike të organizuar nga gazeta britanike "Financial Times".

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s duhet të vazhdojnë dërgimin e ndihmave në Ukrainë, sepse konflikti, i cili pritet të hyjë në një fazë më të qetë gjatë dimrit, do të vazhdojë edhe gjatë pranverës, raporton Financial Times.

“Kushtet për zgjidhje diplomatike nuk ekzistojnë tani. Nëse duam një zgjidhje paqësore, ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën”, tha Stoltenberg dhe shtoi se Rusia nuk ka treguar dëshirën për një fund paqësor të konfliktit.

Gjatë prezantimit të tij, Stoltenberg theksoi se një "fitore e mundshme e Rusisë do të shkaktonte pasoja të rënda për aleancën dhe do ta bënte NATO-n më të prekshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco