Gjashtë të vdekur nga përplasja e dy avionëve në shfaqjen ajrore në Dallas

Gjashtë të vdekur nga përplasja e dy avionëve në shfaqjen ajrore në Dallas

20:14, 13/11/2022
A+ Aa A-

Gjashtë persona kanë humbur jetën në përplasjen e dy avionëve gjatë shfaqjes ajrore në Dallas, SHBA, njoftuan zyrtarët.

"Ekzaminuesi ynë mjekësor në Dallas njoftoi se gjashtë persona vdiqën gjatë incidentit të djeshëm në shfaqjen ajrore të Dallasit," tha gjykatësi i qarkut Clay Jenkins.

Ai shtoi se ekipet kompetente po punojnë për identifikimin e të vdekurve.

Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) tha se një B-17 Flying Fortress dhe një Bell P-63 Kingcobra u përplasën dhe u rrëzuan gjatë shfaqjes ajrore "Wings Over Dallas" në Aeroportin Ekzekutiv të Dallas.

Pamjet në mediat sociale treguan avionin e vogël duke u përplasur me bombarduesin, duke bërë që ai të ndahej në dysh dhe të rrëzohej.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha në Twitter se Departamenti i Sigurisë Publike, Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe Departamenti i Transportit po ndihmojnë agjencitë lokale për t'iu përgjigjur kësaj tragjedie.

FAA tha se do të hetojë përplasjen me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco