Ukraina ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin rus, Igor Girkin

Ukraina ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin rus, Igor Girkin

08:15, 17/10/2022
A+ Aa A-

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës po ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Igor Girkin.

“GUR (Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake i Ukrainës) garanton 100,000 dollarë për të kapur Igor Girkin – Strelkov”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

“Departamenti kryesor i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës garanton pagesën prej 100,000 dollarësh për transferimin e Igor Girkin (Strelkov) në robërinë ukrainase”, njoftoi Ministria në Facebook.

Strelkov dyshohet se i është bashkuar luftës në Ukrainë ditët e fundit, siç raportojnë mediat ukrainase. Në vitin 2014, Strelkov ishte në qendër të ngjarjeve në Ukrainë.

Sipas mediave ukrainase, ai mbërriti në Krime me një grup njerëzish të armatosur, ku sipas rrëfimit të tij, ata detyruan këshilltarët lokalë të votonin për një referendum për shkëputjen.

Pas referendumit, ai u largua nga Krimeja, por shpejt hyri sërish në Ukrainë, këtë herë në rajonin e Donetskut, sërish me një grup njerëzish të armatosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco