Arrestohet në Madrid djali i presidentit të Barcelonës, u desh t’i jepnin qetësues që ta çonin në polici

Arrestohet në Madrid djali i presidentit të Barcelonës, u desh t’i jepnin qetësues që ta çonin në polici

22:46, 16/10/2022
A+ Aa A-

Sfida e sotme mes Real Madrid dhe Barcelonës është paraprirë nga një incident shumë  i veçantë në kryeqytetin spanjoll. Policia spanjolle ka arrestuar Gijem Laporta, djalin e dytë të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se rreth orës 15:00, në një restorant në rrugën pranë stadiumit “Santiago Bernabeu”, ai ka filluar të kërcënoje dhe të dhunojë bashkëshorten e tij, në praninë e personave të tjerë të pranishëm. Disa prej tyre ishin shoqërues të një Ministri dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Gijem ishte shfaqur shumë agresiv në momentin kur kishte mbërritur policia dhe i kishte rezistuar arrestimit. Kjo kishte detyruar policinë që të ndalonte të riun dhe më pas kishte kërkuar ndihmën e mjekëve të një autoambulance, që t’i jepnin qetësues në mënyrë që ta shoqëronin në komisariat.

Raportohet se ai është ende i arrestuar në departamentin e policisë së Madrid që trajton rastet e dhunës në familje, në shoqërinë e të atit, pasi Joan Laporta kishte shkuar atje për të zgjidhur këtë situatë të krijuar. /PANORAMASPORT.AL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco