Parashikuesi britanik: Charles nuk do të jetë mbret, Harry do ndahet nga Meghan

Parashikuesi britanik: Charles nuk do të jetë mbret, Harry do ndahet nga Meghan

22:36, 16/10/2022
A+ Aa A-

Charles III i Anglisë nuk do të jetë mbret.

Nga Mbretëria e Bashkuar vijnë parashikimet e bëra nga një parashikues, sipas të cilave sovrani i ri mund të mos ngjitet në fron, duke hequr dorë nga kurorëzimi dhe duke i dhënë drejtpërdrejt vendin djalit të tij William në favor të të cilit do të abdikojë. Por kjo nuk është e gjitha.

Sipas profecive të John Hughes, diçka do të ndodhë edhe me Princin Harry, i cili do të ndahet nga Meghan Markle dhe do të kthehet në Angli.

Me pak fjalë, një sërë mundësish që mund të ndodhin dhe që nuk duken aq të largëta.

Sipas mediave britanike, Charles III nuk do të jetë në gjendje të ecë në gjurmët e nënës së tij dhe për shkak të presionit të madh të punës, do të heqë dorë nga froni brenda një kohe të shpejtë.

Parashikuesi i fatit i cili drejton kompaninë e tij, We Are Namaste, në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se nuk punon për përfitime financiare dhe se i dhuron të gjitha paratë që fiton.  

Ai shprehet se u ofron njerëzve mundësinë për të kontaktuar me të dashurit e larguar përmes bamirësisë.

Mbreti Charles u ngjit në fron më 8 shtator, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, nënës së tij 96-vjeçare, ku në certifikatën e vdekjes si shkak zyrtar u tha pleqëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco