Ish-komandanti amerikan: Ukraina mund të rimarrë Krimenë deri në verën e ardhshme

Ish-komandanti amerikan: Ukraina mund të rimarrë Krimenë deri në verën e ardhshme

21:04, 16/10/2022
A+ Aa A-

Ben Hodges, ish-gjenerali komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë, thotë se ai beson se një çlirim i gadishullit të Krimesë të pushtuar nga Rusia është i mundur deri në verën e vitit të ardhshëm.

“Kur shikoj situatën, shoh se situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, ka thënë Hodges për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Ata thonë se lufta është një test i vullnetit dhe logjistikës – dhe në të dyja aspektet Ukraina është shumë më superiore”.

“Rusët duhet ta humbin luftën, ndryshe, ata do të provojnë përsëri pas dy ose tre vjetësh”, ka shtuar ai.

Sipas pikëpamjes së Hodges, “një shpresë” e udhëheqjes ruse është se Perëndimi do të lëkundet në mbështetjen e tij për Ukrainën.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia po i përmbahet qëllimeve të saj ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes perëndimore për vendin.

NATO është tashmë një pjesë “de facto” e konfliktit, por kjo nuk do të ndikojë në qëllimet e Rusisë, ka thënë Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax.

Megjithatë, qeveria gjermane dhe shtetet e tjera të NATO-s thonë se nuk janë palë në luftë.

Ndihma për Ukrainën shihet si mbështetje për të drejtën e vetëmbrojtjes së vendit që përpiqet të anëtarësohet në BE dhe NATO. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco