Buzëqeshja 'njerëzore' e peshkaqenit misterioz

Buzëqeshja 'njerëzore' e peshkaqenit misterioz

20:23, 16/10/2022
A+ Aa A-

Një peshkaqen i çuditshëm në det të thellë me sy të fryrë dhe një buzëqeshje shqetësuese, si njeriu, u nxor kohët e fundit nga thellësitë në brigjet e Australisë. Ekspertët e peshkaqenëve janë të pasigurt saktësisht se cilës specie mund t’i përkasë krijesa me pamje rrëqethëse, duke shtuar misterin rreth ekzemplarit të pazakontë.

Një peshkatar australian, emri i vërtetë i të cilit nuk dihet, por që shfaqet në internet si “Trapman Bermagui”, kapi një peshkaqen me pamje të veçantë (edhe pse përshkrimi më i zakonshëm është “makth”), me një buzëqeshje pothuajse njerëzore që duket e pavend për pjesën tjetër të kafshës. Trapman postoi një foto të peshkaqenit në Facebook dhe prej andej filluan komentet për identifikim.

Trapman Bermagui është një peshkatar në det të thellë, i cili përdor shufra dhe joshje speciale që arrijnë qindra metra nën nivelin e detit. Edhe peshkaqeni i buzëqeshur, vjen nga thellësia e detit. Trapman e peshkoi atë në një thellësi prej 650 metrash, në brigjet e Uellsit të Ri Jugor dhe më pas e ndau zbulimin e tij në rrjetet sociale. Komentet u mbushën me hipoteza për llojin të cilit i përket kafsha. Disa kanë sugjeruar se ishte një peshkaqen puro, disa një anëtar i gjinisë Etmopterus, të njohur tek ne si peshkaqenë fanar. Hipoteza këto që vetë Trapman i ka mohuar, pasi sipas tij, kafsha është “Centrophorus moluccensis”, një peshkaqen që jeton deri në mbi 1000 m thellësi.

Kur u përballën me një ekzemplar kaq misterioz, ekspertët botërorë të peshkaqenëve nuk janë përmbajtur. “LiveScience” raporton mendimet e katër biologëve të ndryshëm detarë që punojnë me peshkaqenë.

Sipas Christopher Lowe, drejtor i Laboratorit Shark në Kaliforni, Trapman e ka gabim dhe kafsha i përket specieve Dalatias licha.

Sipas Dean Grubbs, një ekspert i peshkaqenëve nga shteti i Floridës, specia është Centroscymnus oëstonii.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco