Hidhet drogë në ëmbëlsirat e dasmës, e moshuara përfundon 12 orë pa ndjenja

Hidhet drogë në ëmbëlsirat e dasmës, e moshuara përfundon 12 orë pa ndjenja

20:23, 16/10/2022
A+ Aa A-

Një dasmë u shndërrua në kaos pasi kekët që ishin në banket rezultuan të kishin drogë.

Një e moshuar në të 60-at përfundoi në spital bashkë me një të pranishëm tjetër.

E moshuara ishte pa ndjenja për 12 orë pasi konsumoi një ëmbëlsirë që ishte spërkatur me kanabis në Devon, SHBA.

Ajo kujtoi se ishte 'plotësisht e pavëmendshme' për atë që kishte ndodhur pasi kekët u vendosën në një tavolinë.

'Kunata ime më tha më pas se ajo kishte pasur probleme për të gjetur pulsin tim dhe se unë kisha marrë ngjyrë gri.

Isha plotësisht e pavëmendshme për atë që po ndodhte derisa u zgjova në orën 3 të mëngjesit të ditës tjetër në spital," tha ajo.

Në tavolinë ishin vendosur kekë, pa ditur se ato përmbanin drogë.

"Po ta dija këtë, nuk do ta kisha prekur kurrë një të tillë," tha ajo.

Një tjetër mysafir gjithashtu u sëmur dhe duhej të dërgohej në spital.

Kishte qenë dikush që i kishte spërkatur qëllimisht kekët me drogë dhe ishte larguar nga dasma pasi të pranishmit u ndjenë keq, shkruan Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco