Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

E trishtë/ Ish-Miss Brazili vdes në moshën 28 vjeçare pas një operacioni në bajame

E trishtë/ Ish-Miss Brazili vdes në moshën 28 vjeçare pas një operacioni në bajame

13:10, 22/06/2022
A+ Aa A-

Ish-Miss Brazili 2018 Gleycy Correira, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeccare.

Prillin e kaluar, vajza i ishte nënshtruar një operacioni tonsilektomie (për bajamet) dhe disa ditë pas operacionit ajo kishte rënë në koma pas hemoragjisë dhe arrestit kardiak.

Tani familjarët e saj kërkojnë drejtësi, pasi janë të bindur se vdekja e vajzës së tyre ka ardhë nga një gabimi personelit shëndetësorë.

Trupi i 28 vjeçares tani ndodhet në Institutin Forensik Macae për të kryer autopsinë.

Kush ishte Gleycy Correia - Lindur në Macae në Brazil në 1995, Gleycy Correia ishte kurorëzuar Miss United Continents Brazil 2018 Pavarësisht se ishte rritur në varfëri, ajo u fokusua gjithmonë në të ardhmen e saj me dëshirën për t'u marrë me modeling.

 18-vjeç ajo filloi të punonte si manikyriste në një sallon bukurie dhe më vonë u bë një sipërmarrëse e specializuar në terapinë me lazer dhe grimin e përhershëm.

 Modelja ishte një pikë referimi në Brazil për shumë vajza të reja që, ashtu si ajo, ëndërronin suksesin.

 Në profilin e saj në instagram ka mbi 57,000 ndjekës ku Correira shpesh fliste për edukimin e saj dhe origjinën e saj modeste, e cila e lejoi atë të bëhej ajo që ishte. 

 Miss Brazili që mban aktualisht kurorën e bukurisë shkroi në profilin e saj në Instagram:

“Gleycy do të mbahet mend gjithmonë për bukurinë e saj, për gëzimin dhe ndjeshmërinë që tregoi në punën e saj. Nuk ka fjalë përballë rasteve të tilla: një jetë e re e thyer shumë, shumë shpejt”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco