Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Filipine/ Tetë persona humbin jetën si pasojë e një zjarri, mes tyre edhe fëmijë

Filipine/ Tetë persona humbin jetën si pasojë e një zjarri, mes tyre edhe fëmijë

16:51, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në kryeqytetin e Filipineve, Manila, sipas zyrtarëve të vendit.

Thuihet se tetë persona kanë humbur jetën ku në mesin e tyre gjashtë janë fëmijë.

Sipas prestigjiozes “BBC” zjarri ka filluar rreth orës 5 të mëngjesit gjatë ditës së hënë ku ka shkatërruar rreth 80 shtëpi.

Fillimisht zjarri ka shpërthyer në katin e dytë të një shtëpie të mbushur me njerëz brenda kampusit të Universitetit të Filipineve në Quezon City, ku shkaqet ende nuk dihen.

Greg Bichayda oficeri i lartë i zjarrëfikseve ka dhënë një intervistë për agjensinë e lajmeve “AFP” ku është shprehur se është dashur gati dy orë për të shuar flakët.

“Zjarri u përhap shpejt”, tha Bichayda, duke shtuar se viktimat nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në deklaratën e tij ai ka treguar se lidhur me vdekjen fatkeqe të gjashtë fëmijëve ende janë bërë publike moshat apo detaje të reja lidhur me to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco