Incident diplomatik Rusi-Izrael lidhur me aludimin e Lavrov se Hitleri ishte hebre

Incident diplomatik Rusi-Izrael lidhur me aludimin e Lavrov se Hitleri ishte hebre

10:40, 02/05/2022
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ditën e djeshme dha për herë të parë një intervistë për një televizon europian.

Lavorv u intervistua nga gazetari italian Giuseppe Brindisi.

Gjatë intervistët Lavorv përsëriti pretendimin e Rusisë se operacioni special siç e quajnë ata pushtimin e Ukrainës është për të ‘de-nazifikuar’ vendin.

Nisur nga kjo ai hodhi poshtë dhe faktin se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është hebre.

‘Ai (Zelenskyy) parashtron një argument: çfarë lloj nazizmi mund të ketë në Ukrainë kur unë jam hebre. Mund ta kem gabim por edhe Hitleri kishte origjinë hebreje. Nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë’ është shprehur Lavrov.

Nisur nga kjo deklaratë e pazakontë të kreut të diplomacisë ruse, Ministria e jashtme izraelite ka thirrur sot ambasadorin rus në Izrael.

''Vërejtjet e Ministrit të Jashtëm Lavrov janë një deklaratë e pafalshme dhe e egër, si dhe një gabim i tmerrshëm historik," tha Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid.

“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm.”

Dani Dayan, i cili drejton vendin e përkujtimit të Holokaustit Yad Vashem në Izrael, është shprehur se ishte "plotësisht e pabazë" të thuhet se Hitleri ishte me origjinë hebreje.

Ai kritikoi gjithashtu etiketimin e ukrainasve nga Rusia si naziste.

Shënim: Pretendimet për origjinën e supozuar hebraike të Hitlerit janë pjesë e një teorie konspirative të shpallur nga Hans Frank, i cili ishte guvernator i Polonisë së pushtuar nga nazistët. Ato bazohen në thashethemet se gjyshja nga babai i Hitlerit, mbeti shtatzënë nga një çifut në kohën kur punonte si kuzhiniere në Grac. Por historianët e Holokaustit kanë kundërshtuar dëshmitë e supozuara historike të rrethanës në disa raste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco