Për herë të parë, ministri i Putinit jep një intervistë në një TV evropian

Për herë të parë, ministri i Putinit jep një intervistë në një TV evropian

07:49, 02/05/2022
A+ Aa A-

Për herë të parë, ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka dhënë një intervistë për një televizion europian.

Lavrov u intervistua nga gazetari italian  Giuseppe Brindisi.

Dhe në këtë intervistë kreu i diplomacisë ruse sulmoi mediat perëndimore duke u shprehur se ata keqinterpretojnë atë që ‘ne themi’.

Intervista: 

A do të rezultojë kjo luftë në një luftë bërthamore? 

Lavrov: "Masmedia perëndimore dhe politikanët perëndimorë keqinterpretojnë atë që thonë institucionet ruse. Kur flasin për kërcënime dhe më pyesin se sa reale janë këto kërcënime, unë gjithmonë përgjigjem kështu: Rusia nuk i ka ndalur kurrë përpjekjet për të arritur marrëveshje. Kjo do të thotë se nuk do të ketë luftë. 

Si e sheh Rusia Italinë sot? 

Lavrov: Italia është në rreshtin e parë mes atyre që jo vetëm miratojnë sanksione anti-ruse, por edhe të gjitha nismat në këtë kuptim. Fatkeqësisht në fillim ishte një surprizë, por tani jemi mësuar. Më është dukur  se populli italian dhe Italia kishin një qasje paksa të ndryshme ndaj botës dhe ndaj barazisë dhe se dinin të dallonin të zezën nga e bardha. Nuk dua të gabohem këtu, disa deklarata të disa politikanëve italianë për të mos i përmendur kanë shkuar vërtet përtej standardeve të etikës gazetareske”.

A ishin provokim raketat ruse në Kiev gjatë vizitës së Guterres? 

Lavrov: Kur Presidenti Putin foli për fillimin e këtij operacioni special tha se objektivat do të ishin infrastrukturat ushtarake të vendosura në Ukrainë, sepse ato përdoren për të ushtruar presion mbi popullatën civile dhe janë një kërcënim për Rusinë.

Cilat janë armët që nuk janë parë më parë të shpallura nga Putin? 

Lavrov: Të gjithë e dinë, tre vjet më parë Presidenti Putin prezantoi armë të reja ultrasonike që filluan të jenë në qendër të vëmendjes sonë pasi Shtetet e Bashkuara prishën marrëveshjen kundër armëve bërthamore. Kur presidentit Putin e pyeti presidentin George Bush Jr në atë kohë pse nuk u nënshkrua ky dokument ai tha se ata donin të dilnin nga marrëveshja sepse ishin të shqetësuar për Iranin dhe Korenë e Veriut. Kështu që armët ultrasonike u zhvilluan sepse mburoja e raketave amerikane do të drejtoheshin kundër Rusisë dhe Kinës edhe pse ata i kanë të zhvilluar këto armë.

A do të shpallë Rusia luftë totale më 9 maj?

 Lavrov: Ushtria jonë nuk planifikon veprime të bazuara në datë. Ritmi varet nga nevoja për të minimizuar rreziqet për popullsinë civile dhe për ushtrinë ruse".

A ka mercenarë perëndimorë në Ukrainë? 

Lavrov: Të gjitha polemikat në lidhje me praninë e mercenarëve nga batalioni Wagner shërbejnë për të larguar vëmendjen nga ajo që po bëjnë kolegët tanë perëndimorë dhe situata në lidhje me përplasjen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe dëshirat histerike të Zelensky, rrethit të tij dhe partnerët e saj perëndimorë për të nxjerrë këta njerëz, ka të bëjë me faktin se në radhët e radikalëve ukrainas ka mercenarë dhe oficerë perëndimorë.

A ka ndodhur një masakër e civilëve në Bucha? 

Lavrov: Më 30 mars ushtria ruse u largua nga Bucha. Kryetari i bashkisë së Buchës shpalli fitoren duke thënë se Bucha ishte kthyer në jetën normale dhe më pas pas tre ditësh filluan t'i tregojnë këta të vdekur. Nuk dua të hyj në këtë aspekt sepse është aq evidente se është një falsifikim sa çdo vëzhgues mund ta kuptojë që në shikim të parë.

A dëshiron Rusia dorëzimin e Zelenskit për paqe? 

Lavrov:  Zelensky mund të sjellë paqe nëse ndalon armiqësitë dhe ndalon së dhënë urdhra për neo-nazistët. Ne nuk po kërkojmë që ai të dorëzohet, por të urdhërojë ndalimin e armiqësive dhe lirimin e të gjithë qytetarëve.

A është vërtet i sëmurë Putin? 

Lavrov përgjigjet (duke qeshur): Pyesni liderët e huaj që kanë folur në periudhën e fundit. 

Pse duhet të paguhet gazi në rubla?  

Lavrov: Vendet evropiane që importojnë gazin rus, si Italia, duhet ta paguajnë atë në rubla, sepse kanë vjedhur" rezervat e monedhës së Moskës në dollarë dhe euro të depozituara në bankat evropiane duke vendosur një ngrirje nën sanksione. Ju ende do të paguani në monedhën e përcaktuar në kontrata, por furnizimet do të konsiderohen të paguara kur këto shuma të jenë konvertuar në rubla, të cilat nuk mund të vidhen. Për blerësit nuk do të ndryshojë asgjë, do të paguajnë të njëjtat shuma të parashikuara në kontrata./ tgcom 
 

 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco