Zelenskyy paralajmëron për krizë globale të furnizimit me ushqime

Zelenskyy paralajmëron për krizë globale të furnizimit me ushqime

10:02, 02/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka paralajmëruar se konflikti mund të shkaktojë një krizë globale të furnizimit me ushqime që prek vendet në mbarë botën.

Duke folur për programin australian të lajmeve 60 Minutes, Zelensky tha se vendi i tij mund të humbasë dhjetëra miliona tonë drithë sepse Rusia ka bllokuar portet e saj në Detin e Zi.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore.

“ "Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, pasi ajo kontrollon Detin e Zi. Putin  dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelensky për emisionin '60 Minutes'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco