Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nëna braktis foshnjën e porsalindur në koshin e tualetit në aeroplan

Nëna braktis foshnjën e porsalindur në koshin e tualetit në aeroplan

16:43, 03/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një aeroplan, në aeroportin e Madagaskarit.

Një foshnje e porsalindur është gjetur në koshin e mbeturinave në tualetin e një aeroplani, nga punonjësit e aeroportit gjatë një kontrolli rutine.

Sipas medieve të tuaja dyshohet se nëna 20-vjeçare ka lindur foshnjen brenda në aeroplan, e më pas e ka braktisur në koshin e tualetit.

BBC shkruan se gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital.

Gruaja malagaziane, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e foshnjes së porsalindur.

Avioni i Air Mauritius, i cili u nis nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco