Koreja e Jugut: Një personi i paidentifikuar kaloi kufirin dhe hyri në Korenë e Veriut

Koreja e Jugut: Një personi i paidentifikuar kaloi kufirin dhe hyri në Korenë e Veriut

10:58, 02/01/2022
A+ Aa A-

Ushtria e Koresë së Jugut tha të dielën se një person i paidentifikuar kaloi kufirin e fortifikuar për në Korenë e Veriut.

Koreja e Jugut e kishte pikasur më parë personin me pajisje vëzhgimi në pjesën lindore të kufirit dhe dërgoi trupa për ta kapur atë të shtunën mbrëma. Por trupat nuk arritën ta gjenin personin dhe pajisjet e vëzhgimit e panë personin që po kalonte kufirin, thanë oficerët e Shefave të Shtabit të Përbashkët.

Koreja e Jugut i dërgoi një mesazh Koresë së Veriut të dielën në mëngjes për të garantuar sigurinë e personit, por Veriu nuk është përgjigjur, thanë oficerët duke kërkuar anonimitetin sipas rregullave të departamentit.

Në shtator të vitit 2020, Koreja e Veriut qëlloi për vdekje një punonjës të peshkimit të Koresë së Jugut që u gjet duke lundruar në ujërat e saj, në përputhje me ato që Seuli i quajti rregulla të rrepta antivirus që përfshijnë qëllimin e kujtdo që kalon ilegalisht kufirin.

Më herët në vitin 2020, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vendosi një qytet kufitar nën bllokim total pasi një dezertor koreano-verior me simptoma të ngjashme me COVID-19 u kthye fshehurazi në shtëpi. Fati i atij dezertori, i cili kishte jetuar në Korenë e Jugut, nuk dihet.

Të shtunën, Koreja e Veriut njoftoi se kishte vendosur përparësi kryesore, kufizimet e rrepta ndaj virusit në një mbledhje të profilit të lartë të partisë në pushtet, javën e kaluar.

Dy Koretë janë të ndara përgjatë kufirit më të armatosur në botë, të quajtur Zona e Çmilitarizuar. Vlerësohet se rreth 2 milionë mina janë vendosur brenda dhe pranë zonës 248 kilometra të gjatë dhe 4 kilometra të gjerë, e cila ruhet gjithashtu nga gardhe me tela me gjemba, vendstrehime tankesh dhe trupa luftarake nga të dyja anët.

Dezertimi nëpërmjet kësaj zone kufitare është i rrallë. Në kulmin e rivalitetit të tyre në Luftën e Ftohtë, të dyja Koretë dërguan agjentë dhe spiunë në territorin e njëra-tjetrës përmes kësaj zone, por asnjë incident i tillë nuk është raportuar në vitet e fundit.

 

Rreth 34,000 koreano-veriorë kanë dezertuar duke ikur në Korenë e Jugut që nga fundi i viteve 1990 për të shmangur varfërinë ose shtypjen politike, por shumica dërrmuese e tyre kanë shkuar përmes Kinës dhe vendeve të Azisë Juglindore.

Disa koreano-jugorë janë përpjekur të kalojnë për në veriun e varfër dhe autoritar, por kjo është e rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco