Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

08:00, 14/12/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka tronditur pjesën lindore të Indonezisë.

Tërmeti i fortë ka tmerruar banorët e ishullit Flores të cilët kanë nxituar të largohen nga banesat e tyre.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale sipas kreut të shërbimit meteorologjik dhe sizmologjik të Indonezisë.

 Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik Indonezian vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 7.5 ballë ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), nga ana e tij, foli për një tërmet me magnitudë 7.3 ballë në një thellësi fokale 18.5 kilometra në një zonë detare pranë ishullit Flores, rreth 100 kilometra nga qyteti i Momere. 

"Valët e rrezikshme ka të ngjarë të godasin përgjatë brigjeve brenda një rrezeje prej 1000 kilometrash nga epiqendra,"  kishte paralajmëruar më herët Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit në Honolulu me bazë në SHBA .

Një banor i qytetit të Momere, në ishullin Flores , i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të gjithë "u larguan nga shtëpitë e tyre" kur ndodhi tërmeti.

Qytetarët në postimet e tyre në rrjetet sociale raportojnë se tërmeti kryesor është ndjerë veçanërisht në jug të Kelevit.

Indonezia, e vendosur në të ashtuquajturën "unaza e zjarrit" e Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet intensiv tektonik dhe shpesh goditet nga tërmete vdekjeprurëse dhe shpërthime vullkanike.
 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco