Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

Rusia i përgjigjet sanksioneve perëndimore, Bursa e Moskës nuk do të tregtojë më dollarin dhe euron

Rusia i përgjigjet sanksioneve perëndimore, Bursa e Moskës nuk do të tregtojë më dollarin dhe euron

21:00, 12/06/2024
A+ Aa A-

Bursa e Moskës nuk do të tregtojë dollarin dhe euron duke filluar nga 13 qershori 2024, në përgjigje të vendosjes së masave kufizuese nga SHBA.

Në veçanti, Bursa e Moskës do të tregtojë valutë dhe metale të çmuara nëpërmjet të gjitha instrumenteve të disponueshme, me përjashtim të çifteve të monedhave që përfshijnë dollarin amerikan dhe euron.

Këto ndryshime do të mbulojnë tregun e aksioneve, tregun valutor dhe tregun e standardizuar të derivateve.

Bursa e Moskës njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë t’u sigurojë klientëve të saj një akses në të gjitha segmentet e shkëmbimit në kushtet e reja.

“Grupi i Bursës së Moskës ka të gjitha instrumentet e nevojshme për të siguruar tregtimin e vazhdueshëm mes paqëndrueshmërisë së shtuar, duke përfshirë ankandet diskrete dhe mekanizmin për ndryshimin e shpejtë të parametrave të rrezikut,” njoftoi Bursa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco