Një burrë indian arrestohet për vrasje, komplotoi me gruan për të falsifikuar vdekjen e vet

Një burrë indian arrestohet për vrasje, komplotoi me gruan për të falsifikuar vdekjen e vet

14:08, 13/12/2021
A+ Aa A-

Policia indiane tha se  Sudesh Kumar u përpoq ta konsideronte trupin e viktimës si të tijin, për t’iu shmangur gjykimit për një tjetër vrasje që dyshohej.

Nju Delhi - Një burrë indian që u përpoq të falsifikonte vdekjen e tij duke vrarë një ndërtues dhe duke e lënë kufomën sikur të ishte e tija, është arrestuar, tha policia. Ai e bëri atë për të shmangur gjykimin për një tjetër vrasje të supozuar, shtuan ata  pasi Sudesh Kumar u akuzua, por nuk u dënua për vrasjen e vajzës së tij në vitin 2018, që ishte arratisur.

Kumar u lirua vitin e kaluar pasi autoritetet u përpoqën të parandalonin shpërthimet e koronavirusit duke ulur numrin e të burgosurve në burgjet e mbipopulluara.

Policia muajin e kaluar gjeti një trup në Ghaziabad, në periferi të kryeqytetit, Nju Delhi, i veshur me rrobat e Kumar dhe me kartën e tij të identitetit.

"Trupi ishte djegur pjesërisht dhe fytyra e tijnuk njihej," i tha AFP, mbikëqyrësi i policisë Iraj Raja. “Ne e gjurmuam rastin në shtëpinë e Kumarit dhe kërkuam gruan e tij të identifikonte trupin. Ajo e identifikoi menjëherë atë si trupin e burrit të saj. Megjithatë, ne nuk ishim të bindur.”

Policia mori një informacion se Kumar ishte ende gjallë dhe e kapi atë jashtë shtëpisë së tij të premten.

"Pasi u mor në pyetje, ai i derdhi të gjitha," tha Raja.

Kumar ishte miqësuar me një murator dhe e kishte ftuar atë në shtëpinë e tij me pretekstin se po bënte disa punë riparimi, duke i dhënë një komplet rrobash për të veshur dhe duke e lyer me alkool përpara se ta rrihte për vdekje, thuhet. Raja tha se Kumar dhe gruaja e tij ishin akuzuar për vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco