Dy shpërthime brenda një ore në Kabul, të paktën 3 të vdekur

Dy shpërthime brenda një ore në Kabul, të paktën 3 të vdekur

15:41, 17/11/2021
A+ Aa A-

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë në Kabul. Shpërthimi ndodhi në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, në distriktin Dast-e-Barsi, ku jetojnë anëtarët e pakicës shiite Khazara, sipas një zyrtari.

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që zona bëhet objektiv i një sulmi të tillë: më 13 nëntor, një gazetar mbeti i vrarë dhe katër persona të tjerë u plagosën në një shpërthim të ngjashëm. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

Një shpërthim i dytë u raportua më pak se një orë pas të parit në të njëjtin distrikt, duke synuar një tjetër automjet, tha për AFP një zyrtar i policisë talebane i quajtur Hasmatullah. Të paktën një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në shpërthimin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco