Pilula e parë për trajtimin e COVID-19 miratohet në Britani

Pilula e parë për trajtimin e COVID-19 miratohet në Britani

13:28, 04/11/2021
A+ Aa A-

Pilula e parë e krijuar për të trajtuar COVID-in simptomatik është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar.

Tableta – molnupiravir – do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të diagnostikuar së fundmi me këtë sëmundje.

Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekshmërisë, raporton BBC.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe ata që kanë telashe imunitare.

Në një deklaratë ai tha: “Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është tashmë vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi për COVID”.

Molnupiravir, i zhvilluar nga kompanitë amerikane të barnave Merck, Sharp dhe Dohme (MSD) dhe Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral oral për Covid, i cili mund të merret si pilulë në vend që të injektohet ose jepet intravenoz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco