Polonia paralajmëron diplomatin bjellorus pas 'provokimit me armë' në kufi

Polonia paralajmëron diplomatin bjellorus pas 'provokimit me armë' në kufi

07:42, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se ka thirrur për ta paralajmëruar një diplomat bjellorus për një "ndërhyrje" në kufirin e vendit.

Polonia thotë se "individë të paidentifikuar me uniformë të armatosur me armë të gjata" kaluan në territorin e saj mbrëmjen e së hënës.

Ministria e Jashtme e ka përshkruar incidentin si një "provokim" dhe tha se kishte thirrur të ngarkuarin me punë të Bjellorusisë, Alexander Chesnovsky.

Incidenti vjen pasi Polonia përballet me presion të konsiderueshëm të migracionit në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë.

Stanislaë Zaryn, një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Polonisë, tha se incidenti ishte "më i rrezikshmi dhe më i rëndë deri më tani".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco