Doli në foto me shumë yje të Hollivudit, historia e gruas misterioze

Doli në foto me shumë yje të Hollivudit, historia e gruas misterioze

09:15, 01/11/2021
A+ Aa A-

Një punonjës i një dyqani të vogël të dorës së dytë në Belgjikë, Opnieuw & Co bëri një zbulim të çuditshëm kur aksidentalisht hapi një album.

Brenda këtij albumi ai pa një seri fototsh amatore ku yjet më të mëdhënj të një epoke të tërë kishin pozuar me një grua e cila nuk ishte e njohur.

Midis yjeve që kishin pozuar me këtë grua misterioze ishin Tom Cruise, Julia Roberts, Steven Spielberg, Will Smith dhe Johnny Depp, të gjithë në moshë shumë të re.

Por pas kërkimeve të shumta misteri u zgjidh.

Albumi i përkiste gazetares Maria  Snoeys-Lagler, anëtare e Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Hollivudit (HFPA), e cila kishte vdekur në vitin 2016 në moshën 93-vjeçare.

Askush nuk e di saktësisht se si kishte përfunduar ky album në raftet e dyqanit.

Vajza e Maria Snoeys-Lagler, Rita Radowicz, i tha një gazete lokale belge:

“Këto foto kishin një vlerë të madhe emocionale për nënën time. Pyes veten se si arritën atje."

Por kush ishte kjo gazetare që pozonte krah të famshmëve më joshës?

Ajo lindi në 1923 në Antwerp dhe kur u martua me gazetarin John Snoeys, ata u transferuan në Los Anxhelos në vitin 1952, ku të dy iu bashkuan HFPA.

Pas vdekjes së John, gruaja e tij zuri vendin e tij dhe mori një rubrikë në revistën belge Humo, ku shkruante për argëtimin dhe rrëfente jetën e saj si gazetare në Hollywood.

Ish-punëdhënësi i saj e ka përshkruar atë si "një zonjë dinamike dhe miqësore, me të qeshurat më ngjitëse".

Maria qëndroi aktive deri në vitin 2010, në moshën 87-vjeçare.

''Ajo e donte punën e saj dhe ishte krenare për të”, përfundon punëdhënësi i saj.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco