Është pronari i ri i Newcastle United, por zbulime tronditëse vijnë nga një ish-spiun për princin suadit

Është pronari i ri i Newcastle United, por zbulime tronditëse vijnë nga një ish-spiun për princin suadit

10:15, 26/10/2021
A+ Aa A-

Pronari i ri i skuadrës së Newcastle United tashmë është Princi Mohammed bin Salman.

Por së fundmi zbulime tronditëse vijnë nga një ish-spiun i Arabisë Suadite për mbretin saudit.

Saad Al-Jabri dikur spiun dhe bashkëbiseduesi kryesor i Arabisë Saudite midis shërbimeve të inteligjencës së prodhuesit të naftës dhe qeverive perëndimore, pretendon se çshtë në shënjestër pas largimit  nga vendi në vitin 2017  kur bin Salman mori pushtetin. 

Al-Jabri dha një intervistë për CBS News ku tregoi se jeta e tij është në rrezik.

“Paralajmërimi që mora ishte se nuk duhet të jeni pranë asnjë misioni saudit në Kanada. Mos shkoni në ambasadë... Jeni në krye të listës ”, tha në intervistën e tij, Al-Jabri.

Madje ai pohoi se një grup mercenarësh kishin mbërritur në Kanada në tetor të 2018 për ta vrarë, por janë kthyer në doganë pasi kishin gënjyer doganierët dhe pasi u konstatua se ata po transportonin sende të dyshimta.

Agence France-Presse nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e Al-Jabrit dhe kërkesat për koment nga Ministria e Jashtme kanadeze mbetën pa përgjigje.

Al-Jabri gjatë intervistët shtoi se grupi përbëhej nga anëtarë të një organizate vrasëse me pagesë të quajtur " Grupi Tiger" i cili është krjuar nga Princi Mohammed.

Ky grup ishte i specializur për ‘"vrasje, përdhunime dhe tortura", sipas një ankese të paraqitur nga ish-spiuni në vitin 2019.

Ai tha se grupi ishte një tipar i sjelljes despotike të princit të kurorës, i cili dikur u përshëndet si reformator, por që ka vrarë pamëshirshëm kundërshtarët e tij që kur u bë pasardhës.

Al-Jabri tha se dy nga tetë fëmijët e tij ishin arrestuar nga autoritetet saudite si hakmarrje pasi kërkuan largimin e tij nga mbretëria. 

"Unë jam këtu për të dhënë alarmin për një psikopat, një vrasës në Lindjen e Mesme me burime të pafundme, i cili është një kërcënim për popullin e tij, për amerikanët dhe për planetin," tha ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco