U hidhte drogë në pije dhe më pas i përdhunonte, Belgjika tronditet nga akuzat për ngacmim seksual

U hidhte drogë në pije dhe më pas i përdhunonte, Belgjika tronditet nga akuzat për ngacmim seksual

10:42, 16/10/2021
A+ Aa A-

Të enjten në mbrëmje (14 tetor), më shumë se 1,300 gra marshuan në kafenetë e Brukselit për të protestuar kundër abuzimit të supozuar seksual që po vazhdon prej vitesh.

 Në qendër të reagimit të ashpër janë dy biznese, El Cafe dhe Waff, të cilat thuhet se janë në pronësi të të njëjtit person dhe ndodhen në rrethin studentor të rrethit Ixelles (Elsene) të Brukselit.

Dy vajza të reja, të cilat shkuan në kafenenë Waff javën e kaluar, njoftuan në faqen në Instagram të organizatës së grave "Féminisme Libertaire Bruxelles" se një banakier në këtë lokal i kishte droguar dhe më pas përdhunuar.

Nën postimin që kërkonte bojkotin e dy kafeneve që i përkisnin të njëjtit person, rreth 25 gra shkruajtën se ishin abuzuar seksualisht në kafenenë Waff dhe El në data të ndryshme. 

Sipas dëshmive të vajza të reja, abuzimi seksual ka vazhduar për 6 vjet.

Gratë që thanë se humbën vetëdijen për disa orë pasi pinë një gotë alkool, treguan gjithashtu se u zgjuan gjysmë të zhveshura, ose në një shtëpi ose në rrugë, pasi ishin përdhunuar.

Sipas mediave Belge, disa viktima arritën të shpëtojnë dhe u dërguan në shtëpi nga partnerët e tyre. 

Shumë viktima nuk shkuan në polici nga frika se nuk do të besoheshin.

Prokuroria e Brukselit njoftoi se ka nisur një hetim për krimet seksuale që raportohet se kanë ndodhur në kafenetë në Ixelles. 

Në mediat sociale thuhet se deri më tani 17 vajza kanë paraqitur kallëzime penale.

Menaxherët e kafenesë Waff thonë se nuk ishin në dijeni të problemit me banakierin dhe se ky person u pushua nga puna. 

Megjithatë, sipas mediave belge, banakieri në fjalë u dërgua në El Cafe, e cila deklarohet se i përket të njëjtit punëdhënës, 100 metra larg dhe vazhdon të punojë.

Vajzat që marshuan me pankartën "Viktimë, ne të besojmë" bënë thirrje për më shumë siguri dhe parandalim të dhunës seksuale.

"Është e frikshme të dish se diçka mund të futet në pijen tënde të porositur nga një banakier pa e ditur", tha një studente që mori pjesë në proteste.

Kryetari i Ixelles, Christos Doulkeridis tha se ata kanë përgatitur një plan për ta bërë jetën e natës më të sigurt. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco