Britania sanksione të reja ndaj industrisë iraniane të dromëve, Cameron: Ky është një mesazh i qartë

Britania sanksione të reja ndaj industrisë iraniane të dromëve, Cameron: Ky është një mesazh i qartë

14:31, 26/04/2024
A+ Aa A-

Britania ka bërë të ditur vendosjen e sanksioneve të reja kundër industrisë iraniane të prodhimit të dronëve. Ky akt, sipas sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, është i koordinuar me SHBA dhe Kanadanë dhe vjen si përgjigje e agresionit të Iranit ndaj izraelit në fillim të prillit.

Britania ka vendosur sanksione të reja që kanë si objektiv industrinë e dronëve ushtarakë të Iranit në përgjigje të sulmit me dron dhe raketa ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.

Masat, të marra në koordinim me SHBA-në dhe Kanadanë, synojnë katër biznese dhe dy drejtorë në një rrjet kompanishë që prodhojnë dronë, me qëllim që të kufizojnë aftësinë e Iranit për ti përdorur.

Këtë e ka bërë të ditur vetë sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron duke theksuar se sulmi rrezikoi mijëra viktima civile dhe përshkallëzim më të gjerë në rajon.

“Sot, Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë kanë dërguar një mesazh të qartë, ne do të kërkojmë përgjegjësi për sjelljen destabilizuese të Iranit që po përdor drone për të kërcënuar sigurinë e Izraelit dhe për të rritur tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme”, theksoi ai.

Krahas SHBA-së dhe Kanadasë, ne po i godasim aty ku dhemb, duke sanksionuar njerëzit dhe kompanitë përgjegjëse për prodhimin iranian të dronëve dhe aktivitetin ushtarak, shkruan ai në rrjetin social X.

Javën e kaluar, Britania vendosi sanksione ndaj figurave dhe organizatave ushtarake iraniane, në një lëvizje tjetër të koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Irani lëshoi dronë dhe raketa në Izrael më 13 prill si një sulm hakmarrës për goditjet në kompleksin e ambasadës së tij në Damask dy javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco