Bie Facebook, Instagram dhe Whatsapp, alarmohen përdoruesit

Bie Facebook, Instagram dhe Whatsapp, alarmohen përdoruesit

17:55, 04/10/2021
A+ Aa A-

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Messenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën, duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin në rrjetet sociale për miliona përdorues. 

Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim.

Ky problem sipas raporteve është hasur më shumë në zonën e Europës, por edhe më gjerë.

Image

Aksesimin në Facebook, Whatsapp dhe Instagram e kanë patur të pamundur edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri. 

Image

Deri më tani nuk ka sqarime nga tre rrjetet sociale më të përdorura në botë të cilat janë në pronësi të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco