Aksidenti la 71 të vdekur/ Arrestohet ish-kontrollorja e sigurisë ajrore

Aksidenti la 71 të vdekur/ Arrestohet ish-kontrollorja e sigurisë ajrore

16:38, 27/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet braziliane kanë arrestuar një ish-zyrtare ajrore në lidhje me aksidentin që la 71 të vdekur në vitin 2016. Shumica e viktimave ishin pjesëtarë të klubit të Chapecoense, të cilët po udhëtonin për një ndeshje në Kolumbi.

Policia federale e Brazilit njoftoi arrestimin e Celia Castedo Monasterios, ish-punonjëse e sigurisë ajrore në Bolivi, e cila rreth pesë vitesh ishte në arrati. A jo akuzohet për shpërdorim detyre me pasojë shkaktim vdekje pasi ka firmosur procesverbalin e kontrollit teknik të avionit LaMia 2933 që u përplas më 28 nëntor 2016 në rrethina të Medellinit.

Hetimet e një grupi pune mes dy vendeve kanë nxjerrë përfundimin se avioni u përplas pasi nuk kishte karburant të mjaftueshëm për të përmbyllur fluturimin nga Santa Cruz de la Sierra në Bolivi drejt Medellinit në Kolumbi.

Punonjësit e sigurisë ajrore do të duhet të kontrollonin për gjendjen e karburantit, pasi zakonisht avionëve u kërkohet që të kenë më shumë se sa u kërkohet për përmbushjen e një fluturimi. Por Monasterio e pati firmosur kontrollin gjithsesi.

Avioni LaMia 2933 me 77 persona në bord (21 gazetarë, skuadra e Chapocoenses dhe zyrtarë të klubit) u përplas pak përpara mbërritjes për në Medellin, ku skuadra e Chapocoenses pritej të luante ndeshjen finale të Kupës Libertadores. Nga përplasja mbijetuan vetëm 6 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco