Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Parisi i konfirmon dënimin e përjetshëm, Carlos 'çakallit' për sulmin me granatë në 1974

Parisi i konfirmon dënimin e përjetshëm, Carlos 'çakallit' për sulmin me granatë në 1974

13:54, 24/09/2021
A+ Aa A-

Paris  - Carlos “çakallit”, militantit të majtë që kreu sulme në të gjithë globin në vitet 1970 dhe 1980, dënimi me burgim të përjetshëm që i ishte dhënë për një sulm vdekjeprurës me granatë në një dyqan në Paris në 1974, iu rikonfirmua të enjten, njoftoi Prokuroria e Parisit.

Carlos ishte shpallur fajtor në vitin 2017 për një sulm me granatë në 1974 në një dyqan në Champs Elysees të Parisit, “Drugstore Publicis”, ku vrau 2 persona dhe plagosi 36.

Carlos, emri i vërtetë i të cilit është Ilich Ramirez Sanchez, ka lindur në Venezuelë dhe tani është 71 vjeç, tashmë po vuan dy dënime të tjera të përjetshme dhe ka humbur apelimet kundër tyre.

Në foto, Ilich Ramirez Sanchez, i njohur më mirë si "Carlos çakalli", shfaqet në momentin kur ngriti grushtin në momentin që doli në gjyq në Paris më 28 mëntor 2000, që përkoi me një gjyq në Frankfurt të ish-bashkëpunëtorit të tij gjerman Hans-Joachim Klein.

Carlos dhe Klein u burgosën për rrëmbimin e ministrave të OPEC-ut në vitin 1975 në Vjenë, në të cilin u vranë tri persona.

Autoritetet franceze nuk e lejuan Carlos të shkonte në Gjermani për gjykimin e Klein dhe në vend të kësaj, ai u paraqit para autoriteteve gjermane të drejtësisë, në gjykatat e Parisit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco