CIA evakuoi fshehurazi shumicën e spiunëve të saj nga Afganistani

CIA evakuoi fshehurazi shumicën e spiunëve të saj nga Afganistani

14:13, 07/09/2021
A+ Aa A-

Nga: Lorenzo Vita

Një eksod tjetër por i fshehur është ai i spiunëve të CIA-s që janë larguar nga Afganistani.

Mijëra njerëz përfshirë anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë tashmë janë zhvendosur në një vend të sigurtë.

Ky operacion ka dalë në dritë vetëm falë një ekskluzive të medias amerikane 'Foreign Policy' që ishte në gjendje të merrte informacionin direkt nga zyrtarët e Kongresit.

Konfirmimi i punës së CIA-s për të eksploruar jo disa dhjetëra bashkëpunëtorë, por mijëra mund të hap një debat tjetër të thellë mbi tëheqjen nga Afganistani.

Para së gjithash ajo ngre pyetjen: si ishte e mundur të kishim një informacion kaq përmbledhës dhe të pasaktë mbi fitoren e talebanëve kur kishte kaq shumë agjentë dhe bashkëpunëtorë në terren?

Ndërsa tema e dytë nga ana tjetër është e një natyre operacionale dhe demonstron se si CIA ka aftësinë për të kryer operacione të shkallës të gjërë për të transportuar burra nga çdo pjesë botës pa pasur nevojë t’i përgjigjet askujt. Të paktën në pamje.

Ndoshta gjërat shkojnë paralelisht.

Ky mekanizëm i shpëtimit i krijuar nga agjencia amerikane për shumë ekspertë do të demonstrojë vlerën e agjencisë qendore të intiligjencës si një aparat plotësisht efikas dhe autonom në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Një konfirmim i tillë erdhi dhe nga një hetim i 'Politico' e cila zbuloi sesi në orët më të nxehta të eksodit nga Afganistani adminstrata amerikane ftoi qindra bashkëpunëtorë dhe agjentë që të shkonin në një bazë jashtë Kabulit, një qendër e njohur si ‘Baza e Shqiponjës’ për të ikur nga vendi.

Dikush do të çohej në aeroportin Hamid Kharzai të Kault me helikopter nga baza sekrete për të shmangur kalimin nëpër porta.

Të tjerët nga ana tjetër janë nxjerrë direkt nga Afganistani gjithashtu me ndihmën e kompanive private të sigurisë.

Operacione të cilave duhet shtuar edhe ajo e shkatërrimit të planifikuar të gjithçkaje që mund të jetë e rrezikshme në duart e talebanëve.

Përballë kësaj shfaqjeje të forcës së CIA -s në aktin e fundit të "luftës së pafund", megjithatë, mbetet pyetja se si është e mundur që një shërbim i tërë sekret të ketë një aftësi të tillë "zjarri" pa parashikuar katastrofën e ardhshme. 

Sepse ndërsa Kongresi përpiqet të nisë një hetim të plotë mbi gabimet që çuan në trazimin e Kabulit, duket se jo të gjithë ishin aq të paaftë për të parashikuar kolapsin.

Në pritje të rezultatit të hetimeve, ajo që është e sigurt është se nga njëra anë ekziston kapaciteti operacional dhe nga ana tjetër aftësia për të bërë skenarë dhe më pas për t'i bërë ato të pranueshëm për fuqinë politike dhe ushtarake. 

Para së gjithash, sepse agjencitë amerikane - si në pjesët e tjera të botës - shpesh punojnë në një formë të rivalitetit të vazhdueshëm.

 Hetimet e shumta gjithashtu e demonstrojnë këtë në sulmin e 11 shtatorit 2001.

Për më tepër, ekziston një sfond i operacioneve klandestine që e bëjnë CIA -n krejtësisht të aftë për të kryer këtë lloj misioni: megjithatë, është e ndryshme të koordinosh për të paraqitur analizat.

 Raportet e inteligjencës për të cilat Shtëpia e Bardhë ishte e bindur kaluan nëpër filtra të shumtë ushtarakë, politikë dhe burokratikë të shtetit të thellë të SHBA. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco