OKB akuzon Iranin për injorim të hetimeve për gjurmët bërthamore

OKB akuzon Iranin për injorim të hetimeve për gjurmët bërthamore

16:29, 08/06/2021
A+ Aa A-

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së akuzoi Iranin të hënën se nuk i është përgjigjur pyetjeve për zbulimin e pjesëzave të uraniumit në vendndodhje të padeklaruara në vend.

Rafal Grossi, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, është përpjekur prej vitesh të bindë Iranin të japë përgjigje për grimcat e gjetura në tre vendndodhje, për të cilat ekziston mundësia të kenë lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Megjithatë, Grossi tha në Vjenë se “pritshmëritë e mia për këtë proces, sigurisht që nuk u përmbushën”.

“Është shumë e qartë se isha duke pritur një ‘proces fokusimi’, siç e quajta në atë kohë, që do të na lejonte të bënim progres të qartë drejt qartësimit të këtyre çështjeve”, tha ai. “Dhe kjo nuk ka ndodhur”.

Grossi tha se Teherani “ka përsëritur vullnetin e tij për t’u angazhuar dhe për të bashkëpunuar dhe për të ofruar përgjigje. Por, nuk kanë vepruar kështu deri më tani. Shpresoj që kjo të ndryshojë. Por, deri në këtë moment, nuk kemi pasur ndonjë progres konkret për ndonjërën nga çështjet”.

“Mungesa e progresit që i qartëson pikëpyetjet e agjencisë për sa i përket korrektesës dhe përmasave të plota të masave të vendosura nga Irani, të cilat ndikojnë seriozisht tek aftësitë e agjencisë për të ofruar garancitë për natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit”, tha Grossi.

Çështja e inspektimeve është e ndarë nga bisedimet në vazhdim për rikthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015 për kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Në vitin 2018, ish-presidenti amerikan Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja.

Irani pretendon se programi i tij bërthamore ka qëllime paqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco