Bill Gates: Mund të duhet një dozë e tretë e vaksinës për të luftuar llojet e reja të Covid-19

Bill Gates: Mund të duhet një dozë e tretë e vaksinës për të luftuar llojet e reja të Covid-19

08:57, 21/02/2021
A+ Aa A-

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe filantropi miliarder Bill Gates këtë javë propozoi se ka mundësi që të kërkohet një dozë e tretë e vaksinës kundër Covid-19 për të luftuar numrin në rritje të mutacioneve të koronavirusit në vitet që vijnë.

“Diskutimi tani është, a duhet thjesht të marrim një mbulim shumë të lartë të vaksinës aktuale, apo na duhet një dozë e tretë, apo kemi nevojë për një vaksinë të modifikuar?” – tha Gates.

Vërejtjet e Gates vijnë në mes të shqetësimeve në rritje se brezi i tanishëm i vaksinave nuk janë të pajisura si duhet për të trajtuar llojet e shumta, shumë virulente të virusit si ato të zbuluara në Britani, Brazil e Afrikë të Jugut.

Gates po financon studime të shumëfishta në Afrikën e Jugut për të provuar efikasitetin e vaksinave nga AstraZeneca. Ish-CEO i Microsoft kohët e fundit i përshkroi teoricienët e konspiracionit të vaksinave si ‘të çmendur’ dhe ‘të ligë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco