Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pandemia ishte ‘zhdukur’, i infektuari Covid 19 në Zelandën e Re i përket variant të Afrikës së Jugut

Pandemia ishte ‘zhdukur’, i infektuari Covid 19 në Zelandën e Re i përket variant të Afrikës së Jugut

12:08, 25/01/2021
A+ Aa A-

Në Zelandën e Re identifikohet rasti i parë me koronavirus kur pandemia kishte disa muaj që ishte nën kontroll por kjo nuk është më e keqja sepse sipas autoritete shëndetësore rasti i identifikuar i përket mutacionit që virusi ka pësuar në Afrikën e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë Chris Hipkins tha që gruaja 56- vjeçare është infektuar nga një person tjetër që ishte në karantinë në një hotel me të.

Gruaja, e cila u kthye kohët e fundit nga Evropa, doli pozitive të Shtunën, 10 ditë pasi ajo përfundoi detyrimisht dy javë në izolim në një hotel në qytetin e Auckland.

Rasti përfaqëson herën e parë që virusi ka prishur një strukturë karantine në më shumë se dy muaj, pasi Zelanda e Re eliminoi përhapjen e virusit në komunitet. Kombi i Paqësorit është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e pandemisë, me vetëm 25 vdekje nga 1.927 raste të konfirmuara të virusit në një popullsi prej pesë milion.

"Ne mund të konfirmojmë që lloji i infeksionit është varianti i Afrikës së Jugut dhe burimi i infeksionit ka shumë të ngjarë të jetë një tjetër i kthyer gjatë qëndrimit të personit në hotelin Pullman," u tha Hipkins gazetarëve në kryeqytetin, Ëellington.

Testimi i gjenomit tregon se gruaja mund të ketë marrë virusin nga një person në të njëjtin kat të hotelit i cili doli pozitiv dy ditë para se të linte karantinën, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco