Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një skenar për filma horror, një 59 vjeçare përdhunohet dhe vritet në Santo Domingo

Një skenar për filma horror, një 59 vjeçare përdhunohet dhe vritet në Santo Domingo

10:45, 23/01/2021
A+ Aa A-

Një grua 59 vjeçare nga Modena, me origjinë nga Carpi (Itali) është përdhunuar më pas është vrarë në Santo Domingo, ku ajo jetonte prej dhjetë vitesh.

Trupi i pajetë i gruas Claudia Lepore u gjet të enjtën në një frigorifer ku qëndronte prej tre ditësh.

Frigori ishte i bllokuar nga një shkallë dhe nuk përjashtohet mundësia që gruaja të kishte ngrirë për vdekje brenda.

Gjithashtu viktima ishte dhe e lidhur.

Lajmi u bë i ditur nga “Il Resto del Carlino” në Modena.

Sipas hetimeve, siç raportohet nga shtypi dominikan, motivi është i një natyre ekonomike.

Denoncimin për zhdukjen e gruas e kishte bërë shoqja e saj Ilaria Benati nga Modena.

Gruaja, nga Modena, është në qendër të hetimeve nga policia lokale së bashku me një tjetër italian, Jacopo Capasso, një zhvillues i pasurive të patundshme gjithashtu nga Bavaro, dhe Antonio Lantigua alias ‘El Chino’ që konsiderohet autori i vrasjes.

Ky i fundit, që u rrëfye, tashmë është në burg.

Ai ishte “punësuar” nga dikush për të kryer vrasjen kundrejt 200 mijë pesove (pak më pak se tre mijë euro).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco