Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Tërmet 4,4 ballë trondit ishullin Samos në Greqi

Tërmet 4,4 ballë trondit ishullin Samos në Greqi

10:46, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me një madhësi paraprake prej 4.4 ballë tronditi të enjten ishullin lindor të Egjeut, Samos. Asnjë dëm ose lëndim nuk u raportua.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nën det kishte një epiqendër 15 kilometra në veriperëndim të ishullit, pranë epiqendrës së tërmetit vdekjeprurës të 30 tetorit 2020, kur dy persona vdiqën.

Lëkundja e tij ndodhi në orën 1.37 të mëngjesit me orën lokale dhe u regjistrua në një thellësi prej 10.5 kilometrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco