Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kush e dinte dhe kur u zbulua për herë të parë ‘varianti i ri’ i Covid-19 në Britaninë e Madhe?

Kush e dinte dhe kur u zbulua për herë të parë ‘varianti i ri’ i Covid-19 në Britaninë e Madhe?

17:12, 21/12/2020
A+ Aa A-

Shumë pyetje po ngrihen rreth arsyes pse shkencëtarët e qeverisë britanike nuk lëshuan alarmin mbi llojin e ri të koronavirusit deri javën e kaluar, pavarësisht se e zbuluan atë dy muaj më parë.

Mes pretendimeve të pakonfirmuara, të dhënat mund të ishin mbajtur të fshehta për mos detyruar qeverinë drejt një bllokim të nxituar.

Ekspertët kryesorë gjithashtu kanë kritikuar pretendimin e Boris Johnson dhe Chris Whitty se varianti është rreth 70 për qind më infektues sesa Covid i zakonshëm.

Ata thonë se shifra duket se nuk kishin baza, ku sipas tyre është një përpjekje e dëshpëruar për të justifikuar mbylljen gjatë Krishtlindjeve. 

Boris Johnson krijoi pakënaqësi te britanikët të shtunën në mbrëmje, pasi anulloi Krishtlindjet për më shumë se 16 milion njerëz që jetonin në Londër dhe në të gjithë Jug-Lindjen.

Kryeministri Johnson tha se nuk kishte asnjë mënyrë alternative për të ndaluar variantin e ri pasi u njoh me të dhëna ‘shkatërruese’ nga shkencëtarët e tij.

Të dhënat në internet tregojnë se rasti i parë i llojit të ri të Covid-19 u identifikua në mes të tetorit në laboratorin e Shëndetit Publik të Anglisë në Milton Keynes.

Ekspertët po studiojnë mostra të rastësishme nga britanikët pozitivë me Covid për të mbajtur nën kontroll virusin ndërsa ai evoluon.

Varianti i ri - i quajtur VUI-202012/01 - u zbulua në një tampon pozitiv të marrë nga një pacient në Kent më 20 shtator, kur vendi po regjistronte vetëm 3,700 raste ditore.

Përkundër një shpërthimi të infeksioneve në tetor, PHE nuk e lajmëroi Qeverinë ose shkencëtarët e saj për ekzistencën e llojit të ri të Covid-19 deri në dhjetor, ku më shumë se 1,100 njerëz u konfirmuan që kishin versionin e ri të virusit./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco