Përshkallëzohet konflikti në Nago-Karabak/ Azerbajxhani vret një gjeneral dhe dy kolonelë armen

Përshkallëzohet konflikti në Nago-Karabak/ Azerbajxhani vret një gjeneral dhe dy kolonelë armen

21:23, 28/09/2020

Është përshkallëzuar këtë të hënë konflikti në Nago-Karabak, ku Gjeneralmajor Arakel Martikyan, Shefi i Drejtorisë së Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, u vra në një shpërthim në vijën e zjarrit.

Gjithashtu dy oficerë të tjerë të rangut të lartë të ushtrisë armene raportohet të jenë vrarë së bashku me gjeneralin. Ata janë komandanti i Brigadës Speciale, Nënkolonel Vardanyan Lernik Aregi dhe Kolonel Nikolai Mikaelovich Aykyan.

Luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mësohet se janë përshkallëzuar në sulme të ashpra gjatë pasdites së sotme përreth territorit malor të Nago-Karabakut ku të paktën 30 persona janë vrarë në ditën e dytë të përplasjeve të rënda.

Forcat ushtarake të të dy fqinjëve ish-sovjetikë, goditën njëri-tjetrin me raketa dhe artileri në rëndë shpërthyese teksa gjithçka tashmë ka pamjen e një lufte.

Moska ka një aleancë mbrojtëse me Armeninë, ndërsa Ankaraja ka mbështetur familjen e saj etnike turke në Azerbajxhan.

“Ne nuk kemi parë diçka të tillë që nga armëpushimi për luftën gjatë viteve 1990. Luftimet po zhvillohen përgjatë të gjitha pjesëve të vijës së frontit,” tha Olesya Vartanyan, analist i lartë për rajonin e Kaukazit të Jugut.

Vendosja e shtuar e raketave dhe artilerisë së rëndë ka sjellë rrezikun e shkaktimit të shumë viktimave nga civilët gjë e cila mund të përshkallëzojnë së tepërmi konfliktin duke e bërë të vështirë armëpushimin me mjete diplomatike.

“Nëse ka viktima masive do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që këto luftime të ndalen dhe ne patjetër do të shohim një luftë të plotë e cila do të ketë një ndërhyrje të mundshme të Turqisë apo Rusisë, ose të të dy vendeve”, tha Vartanyan.

Shumica e Armenisë së krishterë dhe kryesisht Azerbajxhani Mysliman, u përleshën për herë të parë në vitet 1980 rreth Nago-Karabakut, një rajon i shkëputur i cili ndodhet brenda shtetit të Azerbajxhanit por kryesisht i populluar dhe i drejtuar nga Armenët etnikë.

Luftimet kanë ringjallur shqetësimin mbi stabilitetin në Kaukazin e Jugut, një korridor në të cilin janë të vendosura tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore.

Në kryeqytetin e Nagaran-Karabahut banorët janë futur në strehimoret e bombave nga ku mund të dëgjoheshin shpërthimet e predhave vazhdimisht.

Të gjitha dyqanet janë të mbyllura dhe vështirë të shihet dikush në rrugë.

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, kërkoi që Armenia të largohej menjëherë nga tokat Azerbajxhanase dhe tha se ishte koha t’i jepte fund krizës së Nago-Karabakut.

Parlamenti i Armenisë dënoi atë që tha se ishte një “sulm ushtarak ” nga Azerbajxhani në Nagarabag.

Ai tha se Azerbajxhani po merrte ndihmën e Turqisë dhe përfshirja e Ankarasë mund të rrezikonte destabilizimin e rajonit. Azerbajxhani mohoi se Turqia po merrte pjesë në luftime.

Prokuroria e përgjithshme në Azerbajxhan tha se dy civilë azerbajxhanë u vranë të hënën ndërkohë që  pesë civilë të tjerë u vranë të dielën dhe 30 të tjerë u plagosën.

Përplasjet mes dy vendeve kanë nxitur reagime të ndryshme diplomatike.

Kina u bëri thirrje të dy palëve të tregojnë përmbajtje ndërsa Rusia bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm por Turqia deklaroi se do të mbështeste Azerbajxhanin.

Sipas ligjit ndërkombëtar, Nago-Karabak njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Por, armenët etnikë, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, e kundërshtojnë sundimin Azerian.

Ata janë  drejtuar, me mbështetjen e Armenisë, që kur Nago-Karabak u shkëput nga Azerbajxhani në konfliktin që shpërtheu pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Megjithëse dy vendet vendosën armëpushim në 1994, Azerbajxhani dhe Armenia që prej asaj kohe akuzojnë njëri-tjetrin për sulme rreth Nago-Karabakut, dhe përgjatë kufirit Azerbajxhan-Armeni./abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco