Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Italia goditet nga stuhi shiu dhe dëbore, evakuoen disa zona

Italia goditet nga stuhi shiu dhe dëbore, evakuoen disa zona

21:59, 27/09/2020
A+ Aa A-

Këtë të dielë, moti i keq ka goditur Italinë, ku erëra të forta, shira të dendur dhe dëbora e pazakontë kanë qenë prezent në pjesën më të madhe të ditës, në veçanti duke ndikuar në zonën qendrore dhe jugore të vendit.

Për shkak të rrëshqitjeve të dherave, disa zona janë evakuuar.

Mbrojtja Civile ka bërë të ditur se duke filluar nga e diela në mbrëmje reshjet e shiut janë të mundshme, madje shumë intensive dhe të shoqëruara me breshër, rrufe dhe erë të fortë, në Emilia-Romagna dhe Veneto. Stuhi pritet gjithashtu në Abruzzo, Molise, Friuli Venezia Giulia, Veneto dhe Emilia-Romagna. Nga orët e para të mëngjesit të së hënës reshjet do të prekin Sardenjën, Lazion e Jugut, Campania, Bazilikata dhe Kalabri.

Gjithashtu disa zona janë zbardhur edhe nga bora, e pazakontë për këtë periudhë të vitit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco