Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dënohen me vdekje dy persona që dogjën ne fabrikë 260 punëtorë

Dënohen me vdekje dy persona që dogjën ne fabrikë 260 punëtorë

13:41, 22/09/2020
A+ Aa A-

Zjarri vdekjeprurës që shpërtheu në Pakistan ku vrau 260 punëtorë në një fabrikë rrobash nuk ishte aksidental por zjarrvënie e qëllimshme.

Gjykata Anti-Terrorizëm ka dënuar dy persona me vdekje pasi i gjykoi ata fajtorë të zjarrvënies ku humbën jetën qindra punëtorë.

 Zjarri shpërthe në Ali Enterprise, një godinë e përshtatur si fabrikë për prodhimin e rrobave në qytetin jugor të Karaçi.

U deshën plot 24 orë dhe 40 zjarrfikëse për të shuar flakët e shpërthyera, ata që shpëtuan tregojnë tmerrin e përjetuar ku njerëzit digjeshin brenda sepse godina nuk kishte dalje emergjente.

Abdul Rehman dhe Zubair Charya janë dy fajtorët kryesor të ngjarjes që ka ndodhur pasi pronarët nuk kishin pranuar ti paguanin rryshfet.

Ndër të arrestuarit për këtë ngjarje ishte edhe  ministrin e atëhershëm provincial për industri, Rauf Siddiqui I cili u lirua më vonë pasi nuk u gjet fajtor në asnjë nga akuzat.

Të arrestuarit ishin pjesë e partisë  Lëvizjes Muttahida Qaumi-Pakistan (MQM-P)e cila tani është partnere në koalicionin qeveritar të kryeministrit Imran Khan.

Deri në 400 dëshmitarë dhanë deklarata në 171 seanca dëgjimore që zgjatën tetë vjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco