VIDEO/ Zjarr i madh në Ankona, shpërthime si në Bejrut

VIDEO/ Zjarr i madh në Ankona, shpërthime si në Bejrut

10:00, 16/09/2020
A+ Aa A-

Një zjarr i madh është parë gjatë natës në portin e Ankonës në shtetin fqinj Itali i cili ka prekur disa depo të ndërtimit të anijeve.

Zjarri shpërtheu rreth orës 00:30 brenda ish magazinës Tubimar e cila u rrethua nga zjarrfikësit por dhe tani ka ende shpërthime brenda zonës.

Operacionet për shuarjen e zjarrit do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së sotme.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar por Mbrojtja Civile e Rajonit Marche dhe komuna  e Ankonës këshillojnë që dritaret duhen të mbahen të mbyllyra si një masë paraprake.

‘Dëgjuam tre ulërimë dhe menjëherë ne menduam për atë çfarë ndodhi në Bejrut. Pastaj pamë flakë dhe dëgjuam sirenat e automjeteve të urgjencës’ është shprehur në dëshmitar, punonjës i një hoteli në portin e Ankonës.

Zjarri gati është shuar por tymi vazhdon të përhapet nga zona.

“Ka shumë tym të zi, por era nuk e mbart atë drejt qendrës së qytetit, por drejt jugut, drejt pjesës së brendshme. Ka një erë shumë të fortë që duket si plastikë e djegur », përfundon punonjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco